Zjarri katarzues i fjalës/ Reflektim për librin “Grue prej zjermi” të Donika Dabishevcit

Zjarri katarzues i fjalës/ Reflektim për librin “Grue prej zjermi” të Donika Dabishevcit

METAMORFOZA E NJË SHPIRTI FRYTNOR, I KATARZUAR PËRMES ZJARRIT ESKATOLOGJIK TË FJALËS NJERËZORE, DREJT PORTËS HYJNORE Reflektim për librin poetik “Grue prej zjermi” të autores Donika Dabishevci Nga Vilson Culaj Dikur një murg pati thënë: “Syri është porta e mëkatit, kurse trupi banesa e shpirtit”. Kjo ishte fraza e parë që më erdhi në mendje posa shfletova librin poetik “Grue prej zjermi” të poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, me theks poezinë “Adami jem”. Është kjo kryemetafora e njeriut të dheut, por jo e shpirtëzuar, që endet në kohën infinite rreth dilemës bioinstinktive, ku paqja e trazuar dhe harmonia e gjakojnë dashurinë në vepër e jo kultin e harresës dhe posesivitetit… Është Golgota shpirtërore e gruas që shtegëton shtigjeve të amshuara, ku ikja, dilema dhe Itaka...