Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit 2027, Samiti do të mbahet në kryeqytet
Prishtina do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027, ndërsa Samiti i B40 do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës në janar të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka njoftuar se Kryeqyteti ka marrë ftesë zyrtare nga kryetari i Zagrebit dhe presidenti aktual i B40, Tomislav Tomasheviq, për të marrë drejtimin e rrjetit gjatë vitit 2027. Sipas Ramës, kjo përbën një përgjegjësi të rëndësishme ndërkombëtare për Prishtinën dhe një vlerësim për rolin që kryeqyteti i Kosovës po luan në rajon. “Ky është vlerësim për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Prishtinës në rajon, por edhe mundësi për ta shndërruar Kryeqytetin në një platformë të dialogut, bashkëpunimit dhe...
Burimi:
kultplus.com