Gjykata e Lartë la Veliajn në burg, Tabaku: Rama mbetet bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në platformën X, Tabaku deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta paraqitur lirimin e Veliajt si të kryer, Gjykata e Lartë vendosi që ai të qëndrojë në burg. “Prej muajsh kanë vënë në lëvizje propagandën dhe të gjithë energjinë e pushtetit për ta paraqitur lirimin e Erion Veliajt si fakt të kryer. Nuk ia dolën”, shkroi Tabaku. Sipas saj, përgjegjësia politike për mënyrën se si është qeverisur Tirana nuk mund të kufizohet vetëm te Veliaj, pasi ai është mbështetur dhe promovuar vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. “Erion Veliaj është produkti politik...
Burimi:
gijotina.com