Zjarri i fuqishëm përfshin një banesë në Babrru, tymi mbulon zonën, detajet e para

Zjarri i fuqishëm përfshin një banesë në Babrru, tymi mbulon zonën, detajet e para

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë të braktisur në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Vatra e zjarrit rrezikon edhe banesa të tjera pranë, çka ka shtuar rrezikun për dëme të mëdha materiale. Nga zjarri është krijuar tym i madh, i cili duket edhe nga zona të largëta nga vendi i ngjarjes. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie.
Burimi: Sot.com.al