Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri fatal/ Zjarrfikësi asfiksohet nga tymi dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Sipas burimeve nga vendngjarja, menjëherë pas alarmit për flakët, në zonë ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar vatrën. Një zjarr i rënë ditën e sotme në fshatin Kozarë të Kuçovës ka rezultuar me pasoja të rënda për një prej punonjësve të shërbimit zjarrfikës. Gjatë operacionit, një zjarrfikës ka pësuar asfiksim nga tymi i dendur dhe më pas një infarkt. Sakaq, raportohet se punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore të specializuar.