Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele kodrat e fshatit Kropisht. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara, duke vënë në rrezik edhe disa banesa. Situata mbetet shqetësuese, pasi përhapja e zjarrit mund të rrisë rrezikun për banorët dhe pronat në zonë. Nëse flakët nuk vihen nën kontroll gjatë orëve në vijim, ekziston mundësia që zjarri të avancojë më tej drejt fshatit Kropisht. Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. /vizionplus.tv