Zjarri apokaliptik në Himarë/ Dhimojani: Ka patur neglizhencë nga institucionet, banorët u lanë në mëshirë të fatit
Një natë apokaliptike mbërtheu qytetin bregdetar të Himarës, ku zjarret masive kanë shkrumbuar gjithçka që u ka dalë përpara.Flakët, të cilat nisën rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të premtes, kanë shkaktuar panik të jashtëzakonshëm tek banorët dhe turistët e shumtë.E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Afrovita Dhimojani, kryetare e PD Himarë u shpreh se përballë këtij ferri, reagimi i institucioneve ka lënë shumë për të dëshiruar.Sipas saj, me një buxhet prej dhjetëra milionë eurosh, bashkia e Himarës është paraqitur në terren me vetëm 5-6 zjarrfikës dhe mjete të kufizuara, një kapacitet qesharak për të përballuar një emergjencë të këtyre përmasave.Dhimojani theksoi se mungesa e koordinimit, vonesat në ndërhyrje dhe mungesa e pajisjeve elementare ajrore si helikopterët apo avionët e posaçëm, i...
Burimi:
syri.net