Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 21 vatra, katër prej tyre janë ende aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë raportuar 21 vatra, katër prej tyre janë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 4 prej të cilave janë ende aktive, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit....
Burimi: Sot.com.al