Zjarret në vend, 5 vatra ende aktive në Dibër, Fier dhe Shkodër

Zjarret në vend, 5 vatra ende aktive në Dibër, Fier dhe Shkodër

FOTO NGA ZJARRET NE VEND TIRANË- Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa situata deri në këto momente paraqitet nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës së sotme janë evidentuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat një pjesë janë shuar, ndërsa pesë vijojnë të kërkojnë ndërhyrje nga shërbimet në terren. Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Dibër, Fier dhe Shkodër. Sipas autoriteteve, flakët nuk paraqesin aktualisht rrezik për banesat apo zonat e banuara. Për përballimin e situatës janë angazhuar 324 forca operacionale vendore dhe lokale, së bashku me 17 automjete zjarrfikëse. Në terren kanë dalë gjithashtu 92 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po kontribuojnë në...