Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte mbrëmjen e sotme në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku ndoqi nga afër situatën dhe operacionin për shuarjen e zjarreve. Nufi, së bashku me prefektin e qarkut Taulant Malshi, kryetarin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetin Admir Kadeli, u takua me forcat e angazhuara në terren dhe u njoh me ecurinë e operacionit. Sipas ministrit, në përpjekjet për shuarjen e flakëve, përveç forcave bashkiake, vullnetare dhe të shërbimit pyjor, janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura. Në terren ndodhen një helikopter i Forcës Ajrore, 132 efektivë ushtarakë me 7 mjete, si dhe 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca. “Deri tani rreziku për banesat është shmangur, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në operacionin e shuarjes së zjarrit...