Zjarret në Shqipëri/ 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra, 11 prej të cilave vijojnë të jenë aktive. Qindra forca operacionale, mjete zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren, ndërsa operacionet po mbështeten edhe nga helikopterë dhe avionë për shuarjen e flakëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në disa zona të Fierit, Shkodrës, Matit dhe Dajtit. “Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. Gjatë ditës janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë fikur. Në operacione janë angazhuar 587 forca operacionale vendore, 52 automjete zjarrfikëse, si dhe 550 efektivë dhe 7 automjete zjarrfikëse të Forcave të...
Burimi:
gijotina.com