Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zona të ndryshme të qarkut Shkodër, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet në terren, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së flakëve. Në Bardhaj–Myselim, në Shkodër, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe pyjore. Mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave, në gatishmëri për çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave. Ndërkohë, në Bërdicë, ndërhyrja gjatë natës bëri të mundur mbrojtjen e banesave dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Një tjetër vatër është evidentuar në Shtoj të Ri, ku gjithashtu është ndërhyrë nga strukturat operacionale. Në Vau-Dejës, zjarri në Mnelë të Madhe vijon të jetë aktiv, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Forcat në terren janë të angazhuara kryesisht për mbrojtjen e zonës së banuar....
Burimi:
javanews.al