Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në fshatrat e Dhivrit në Gjirokastër jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri
Zjarret që kanë përfshirë fshatrat malorë të zonës së Dhivrit, vijojnë të jenë shqetësuese. Forcat zjarrfikëse janë përforcuar me helikopterë dhe trupa shtesë të ushtrisë, të cilat tashmë kanë mbërritur në terren dhe po operojnë për shuarjen e vatrave aktive. Në një reagim publik, autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të raportojnë menjëherë çdo shenjë tymi apo zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja.