Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të natës zonën pranë hyrjes së “Syrit të Kaltër”, në bashkinë Finiq, duke shkrumbuar katër kioska private tregtimi. Zjarri ka nisur rreth orës 00:05 të 6 shtatorit. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete të Policisë së Shtetit. Ekipet e emergjencës kanë punuar për rreth dy orë për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 02:00. Nga të dhënat e para të hetimit, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Megjithatë, grupi hetimor vijon verifikimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet e konfirmuara deri tani janë katër kioskat e tregtimit që ndodheshin...