Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në zemër të Mirditës! Ndërhyrja nga toka e vështirë për shkak të terrenit malor
Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Malaj të Rrëshenit në Mirditë. Zjarri ka rënë në lagjen “Vjollcë” të këtij fshati. Sipas informacioneve, flakët ranë pasditen e djeshme në një sipërfaqe pyjore me pisha, lisa e shkurre. Për shkak të terrenit të vështirë malor, nuk është e lehtë ndërhyrja me forca tokësore, ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur. Për fikjen e zjarrit janë duke punuar 33 forca, përfshirë zjarrfikësit, punonjës të Pyjores, të Bashkisë, nga Njësia Administrative si dhe banorë të zonës. Ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.