Zjarr në Vlorë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri shekullor
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një hapësirë toke mes dy fshatrave, Bunavi dhe Grabian. Flakët, për shkak të erës së fortë që frynte në zonë, janë përhapur me shpejtësi, kryesisht në drejtim të fshatit Grabian. Gjatë kohës që flakët kanë qenë aktive, janë rrezikuar edhe tre banesa të banuara në këtë fshat. Situata, për shkak të erës së fortë, ka dalë për një moment edhe jashtë kontrollit, ndërsa flakët kanë avancuar me shpejtësi duke kërcënuar banesat dhe sipërfaqet toke Me lot në sy, disa prej banorëve të zonës shprehen të frikësuar nga situata e krijuar. Sipas tyre, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesa të tjera. Ata shprehen se deri më tani janë djegur me dhjetëra rrënjë ulliri shekullor,...
Burimi:
kohajone.com