Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujës, tymi i dendur përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujës, tymi i dendur përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

pamje nga ngjarja FUSHË-KRUJË-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht. Zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e fushës së mbetjeve, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.  Në vend ndodhet reparti zjarrfikës dhe një fadromë që po punon për mbulimin me dhe të mbeturinave. Tymi i zi ka mbuluar zonën, duke u përhapur edhe drejt Kamzës dhe Mamurrasit. Shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve, ndërsa dyshimi paraprak është se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht.