Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër, duke rrezikuar banesa dhe pronat e banorëve. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren ndodhen 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër dhe një bot uji. Në operacion janë përfshirë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe forcat e njësive administrative Rrethina dhe Postribë. Operacioni vijon me forca të shtuara, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa prioritet mbetet izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit. gijotina.com/