Zjarr në një banesë në Levan

Zjarr në një banesë në Levan

Një banesë në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pronari, Barjam Sulejmani, tha se banesa ishte e pabanuar dhe se në momentin e zjarrit nuk ndodhej aty. Sipas tij, zjarrfikësit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.