Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona humbin jetën

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona humbin jetën

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një anije mallrash me flamur të huaj në portin e Qingdaos, në Kinën lindore, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe duke lënë pesë persona të tjerë të zhdukur. Sipas mediave shtetërore kineze, zjarri shpërtheu të enjten rreth orës 11:00 me kohën lokale, ndërsa anija ndodhej në një kantier detar për punime mirëmbajtjeje. Në momentin e ngjarjes, në bordin e anijes ndodheshin 42 persona. Ekipet e emergjencës arritën të evakuonin 17 persona. Pesë prej tyre u dërguan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë e qëndrueshme. Pesë persona të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë intensifikuar. Anija, e identifikuar si “Ocean Melody”, lundronte nën flamurin e Liberisë dhe ndodhej...