Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr në nënstacionin e Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona: Po punojmë deri në normalizimin e plotë të situatës
Një zjarr ka rënë të premten në transformatorin e fuqisë 110/10kV të nënstacionit Ibë në Tiranë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) njoftoi se zjarri ishte pasojë e regjimit të sforcuar të funksionimit të pajisjeve për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur nivelin e 40°C. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrfikëses dhe stafit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë të OSSH mundësoi shuarjen e shpejtë të flakëve, duke minimizuar dëmet. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar nga personeli. Stakimi i nënstacionit Ibë ndikoi në ndërprerjen e furnizimit...