Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në mes të Tiranës!/ Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente frike në kryeqytet (VIDEO)
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës Kamëz–Tiranë u përfshi nga flakët në lëvizje. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Nënë Tereza” dhe shkaktoi panik mes qytetarëve që ndodheshin në urban. Fatmirësisht, të gjithë udhëtarët kanë arritur të zbresin në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar. Sipas Policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njoftimi i plotë i policisë: “Më datë 07.07.2025, në bulevardin ‘Nënë Tereza’, dyshohet se si pasojë e një...