Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Zjarr masiv në pyllin midis Gjinoqarit dhe Drenies, rrezikohen zonat e banuara
Fier, 6 gusht 2025 – Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie, duke përhapur flakët me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni i thepisur dhe dendësia e pyllit po pengojnë seriozisht ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në vatrën aktive të zjarrit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Kryeplaku i Gjinoqarit, Nuri Gllava, ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet gjatë natës, pasi flakët po avancojnë drejt zonave të banuara. Ai ka bërë apel urgjent për ndërhyrje nga ajri, duke theksuar se mjetet aktuale në terren nuk mund të depërtojnë në zonën ku është përqendruar zjarri. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Sipas të dhënave paraprake, deri tani janë djegur mbi 3 hektarë pyll me pisha. Banorët...