Zjarr i madh në një traget pranë Mykonos, evakuohen 29 persona/ Flakët nisën nga një kamion

Zjarr i madh në një traget pranë Mykonos, evakuohen 29 persona/ Flakët nisën nga një kamion

Një zjarr i madh shpërtheu të premten në tragetin Ro-Ro BLUE CARRIER 2, ndërsa lundronte në veri të Mykonosit dhe në lindje të Androsit, në Greqi. Në bord ndodheshin 29 persona, 28 anëtarë ekuipazhi dhe një shofer kamioni, të cilët u evakuuan në mënyrë të organizuar dhe u transportuan në Tinos nga anijet e Rojës Bregdetare. Sipas kompanisë, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është raportuar asnjë i lënduar. Zjarri shpërtheu rreth orës 08:57, ndërsa anija po ndiqte itinerarin e planifikuar nga Pireu drejt Vathit të Samosit. Sipas të dhënave paraprake, flakët nisën nga një kamion në garazhin numër 4 dhe u përhapën me shpejtësi, duke bërë që ekuipazhi të kërkonte ndihmë nga jashtë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale...