Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

pamje nga vendngjarja MAMURRAS- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit. Flakët kanë përfshirë sasi të mëdha bimësh medicinale. Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës dhe ka krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI