Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme (22 shtator) në zonën e Gjirit të Lalzit, duke iu afruar me shpejtësi brezit të pishave dhe hoteleve në zonë. Era po përhap me shpejtësi flakët dhe në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës. Në terren ndodhet dhe deputetja Manjola Luku, që thotë se shumë turistë ndodhen në hotelet e zonës dhe era po favorizon përhapjen e zjarrit. Në mbështetje të zjarrfikësve të Durrësit kanë mbërritur mjete dhe forca nga Tirana, Kamza, Shijaku, Kavaja dhe AKMC. Për shkak të rrezikut të afërt për jetën e qytetarëve, autoritetet kanë ndërmarrë menjëherë evakuimin e plotë të personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut. Në terren po zhvillohet një operacion masiv...