Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Gjuraj kërkon rishikim të ligjit për arsimin…
Është zhvilluar në Tiranë mbledhja e radhës e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor – KALKSH, ku mori pjesë edhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, në cilësinë e anëtarit të këtij Këshilli. Gjatë mbledhjes u prezantua draft Plani i Veprimit i Dokumentit të Politikave të Arsimit të Lartë 2030, u raportua për ecurinë e akteve nënligjore të Ligjit Nr. 109/2024 “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në RSH”, si dhe për programin e ri të mbështetjes financiare për studimet e Doktoratës nga AKKSHI. U zhvilluan gjithashtu diskutime mbi nxitjen e institucioneve të arsimit të lartë...