Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht
Në Lushnje ka nisur faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme dhe pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara. Policia bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe përfaqësuesve të rajoneve, po vijon punën në të gjitha zonat e zëna. Faza e parë e aksionit përfundoi me njoftimin zyrtar të subjekteve që kishin zënë hapësirat për të liruar vendet. Gjatë kësaj periudhe, disa qytetarë kanë larguar vetë materialet e tyre, ndërsa puna vazhdon intensivisht për ata që nuk e kanë bërë këtë brenda afatit të përcaktuar. Bashkia ka siguruar mjete dhe fuqi punëtore për të ndihmuar në largimin e materialeve. Drejtori i Policisë Bashkiake...