Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zhvati 170 mijë euro nga afera “CEZ-DIA”, si Agron Çela u bë pjesë e korrupsionit të Ilir Metës, ja si u amnistua…
Nga hetimet e aferës “CEZ-DIA”, prokurorët e akuzojnë ish-presidentin Ilir Meta se mori para si “përfitime të parregullta” nga Kastriot Ismailaj, të cilin e rekomandoi si njeriun e përshtatshëm për mbledhjen e borxheve të kompanisë çeke CEZ. Këto para, sipas dosjes, Kastriot Ismailaj i kalonte tek Meta nëpërmjet disa biznesmenëve, njëri prej të cilëve është Agron Çela. Nga hetimi i SPAK, del se ai i ka përfituar paratë në mënyrë të kundraligjshme dhe pa bërë asnjë punë. “Ndërsa në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi...