ZHURMA NE BULEVARD/ RAMA NUK PRET ME, FUT NE DORE TIRANEN DHE GODET GRUPIN E VELIAJT
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e caktuar për më 14 nëntor, pritet të shoqërohet me një riorganizim të rëndësishëm politik brenda mazhorancës. Në tryezën e Edi Ramës parashikohen ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, lëvizje të mundshme ministrore dhe një rikonfigurim i strukturave socialiste në Tiranë. Shtyrja e mbledhjes së Asamblesë, në një moment kur përplasja mes kryeministrit dhe Erion Veliajt ka marrë vëmendje të madhe politike, interpretohet si një përpjekje e Ramës për të mos i dhënë kësaj çështjeje statusin e një krize urgjente brenda Partisë Socialiste. Kryeministri është përpjekur ta minimizojë përplasjen me kryebashkiakun, duke e vendosur atë në të njëjtën kornizë me atë që e ka cilësuar si “zhurma e bulevardit”, ku përfshihen edhe protestat e organizuara nga lëvizja e Flamingove. Megjithatë,...
Burimi:
ntv.al