Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka kërkuar thirrjen urgjente të një mbledhjeje për të shqyrtuar trajtimin e të miturve gjatë protestave të ditëve të fundit, si dhe paketën e re të masave të ndërmarra nga qeveria. Në një reagim në rrjete sociale, Zhupa shpreh shqetësim të thellë për rastet e pretenduara të ushtrimit të dhunës ndaj të miturve nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke iu referuar edhe deklaratave të Ministrit të Brendshëm, sipas të cilave deri më 30 tetor janë shoqëruar në polici 269 persona nën moshën 18 vjeç. Ajo thekson se asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë dhunën e paligjshme ndaj një të mituri apo cenimin e të drejtave dhe garancive që atij i njihen nga legjislacioni shqiptar dhe konventat ndërkombëtare. Një tjetër çështje...
Burimi:
gijotina.com