Zhupa: Bashkëshorti merrte honorare nga AADF kur Mirela Kumbaro ishte ministre
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes familjes së ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Në një reagim të saj, Zhupa deklaron se bashkëshorti i Kumbaros, Aleksandër Furxhi, ka përfituar honorare nga AADF në periudhën kur Mirela Kumbaro mbante postin e Ministres së Kulturës dhe kur u hartua Ligji për Trashëgiminë Kulturore. “Bashkëshorti i Mirela Kumbaros merrte honorare nga AADF, ndërsa Mirela Kumbaro si ministre i dorëzonte dhe vazhdon t’i dorëzojë AADF pasuri kombëtare dhe institucione publike me koncesion”, shprehet Zhupa. Deputetja e opozitës ngre pyetjen nëse hartimi i Ligjit për Trashëgiminë Kulturore është bërë në funksion të interesave të AADF-së, duke kërkuar gjithashtu informacion nëse familja Kumbaro-Furxhi ka përfituar honorare apo përfitime të tjera nga...
Burimi:
gijotina.com