Zhegrova dhe Muriqi në stol, Kosova me shumë ndryshime në formacion ndaj Izraelit

Zhegrova dhe Muriqi në stol, Kosova me shumë ndryshime në formacion ndaj Izraelit

1 Tetor 2026 19:27 Telesport Kosova do të luajë sonte ndeshjen e tretë në grup në Ligën B, në Ligën e Kombeve. Dardanët do të përballen me Izraelin jashtë fushe. Kosova vjen pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë, Izraelit pas humbjes në shtëpi 0-3 ndaj Irlandës. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacionin e sotëm titullar, ku bie në sy lënia në stol e Vedat Muriqit. Po ashtu Edon Zhegrova e nis nga stoli. Kosova XI: Saipi; Avdyli, Devolla, Krasniqi, Vojvoda; Jashari, Kacuri, Matoshi, Ermal Krasniqi; Asllani, Rrahmani