ZHEGROVA BEN GATI VALIXHET/ NGA STOLI I JUVENTUSIT, TE DRITA E SHPETIMIT NE STAMBOLL

ZHEGROVA BEN GATI VALIXHET/ NGA STOLI I JUVENTUSIT, TE DRITA E SHPETIMIT NE STAMBOLL

Nga Torino drejt Stambollit, Edon Zhegrova mund të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi i Kosovës nuk po arrin të gjejë hapësirat e dëshiruara te Juventusi dhe largimi nga skuadra italiane në merkaton e janarit po shfaqet gjithnjë e më shumë si një mundësi konkrete. Në skenë rikthehet Besiktasi. Klubi turk kishte tentuar ta transferonte 27-vjeçarin edhe gjatë merkatos së verës, por negociatat nuk prodhuan një marrëveshje. Tashmë, skuadra nga Stambolli mund të rihapë pistën për futbollistin dardan, të cilin e konsideron një alternativë të preferuar për krahun e djathtë të sulmit. Sipas raportimit të medias “GettoSport”, Zhegrova është ndër emrat që pëlqehen nga drejtuesit e Besiktasit, të cilët synojnë të përforcojnë repartin ofensiv. Se aventura në Torino nuk ka shkuar...