Zhbllokohet Bradley Barcola, francezi shënon golin e parë me Liverpool (video)
14 Tetor 2026 19:17 Telesport Bradley Barcola më në fund ëhstë zhbllokuar dhe ka shënaur golin e parë me fanellën e Liverpool-it. Të kuqtë janë duke udhëhequr 0-2 ndaj austriakëve të LASK Linz, pas 25 minutave të para në përballjen e tyre në Champions League. Fillimisht për Liverpool-in shënoi Ronald Araujo në minutën e 22-të. Uruguajani shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Dy minuta më pas ishte radha e Bradley Barcola, pas asistit të Lewis Koumas. Francezi shënoi me një goditje të lehtë brenda zonën. Ky është një gol çlirimi për të, duke ditur kritikat e shumta që ka marrë në ndeshjet e tij të para me fanellën e Liverpool-it. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al