Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës në Kuvend, Kurti për herë të katërt kryeministër

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës në Kuvend, Kurti për herë të katërt kryeministër

kuvendi i kosoves KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Në seancën e jashtëzakonshme të mbledhur këtë të dielë, Qeveria 'Kurti 4' mori mbështetjen e shumicës së deputetëve në parlament, duke marrë 62 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë, para votimit, Kurti prezantoi në Kuvend emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kurti u mandatua për formimin e Qeverisë së ri, paraditen e sotme, nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu. Në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e PDK-së, ndërsa morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe. Ndërsa, po paraditen e sotme, Kuvendi i Kosovës u konstituua pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Me votimin e sotëm, Qeveria e re e Kosovës nis zyrtarisht punën, ndërsa Kurti do të...