“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përgatitjet për hapat e ardhshëm dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave. “Edhe pse mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë”, shkroi Hoxha. Ministri theksoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe përparimin në të gjithë kapitujt negociues, duke nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të mbështetet te merita, rezultatet dhe besimi i ndërsjellë. Sipas...
Burimi:
javanews.al