Zgjedhjet vendoret 2027 do të mbahen më 9 maj
TIRANË-Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Vendimi vjen pas konsultimeve që kreu i shtetit zhvilloi gjatë paradites me partitë politike, ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Partitë e opozitës e refuzuan ftesën e Presidentit. Data e zgjedhur nga Begaj, u propozua gjatë takimit nga përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate. Data 2 maj ishte përjashtuar nga mundësitë, pasi përkon me Pashkët Ortodokse. Zgjedhja e 9 majit erdhi si propozim i vetë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me arsyetimin se kjo datë i jep më shumë kohë KQZ-së për marrjen e masave zbatuese dhe përgatitjen logjistike të procesit. Propozimi u mbështet gjithashtu edhe nga Partia Socialdemokrate. Në njoftim...
Burimi:
zeri.ai