Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Partia Socialiste do të fitojë në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe po përgatitet të fitojë mandatin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 2029. Këtë bindje shprehu në Off the Record, në A2 CNN, deputeti socialist Blendi Klosi, të cilën e bazon te mungesa e alternativës përballë socialistëve. “Pushteti është ndërruar me votë dhe jo me opinion. Qytetarët na kanë zgjedhur ne do të votojnë në 9 maj. Nuk them që protesta është e gabuar. Çdo 4 vjet ne shkojmë gjykohemi dhe jo vetëm do fitojmë zgjedhjet e 9 majit por do fitojmë edhe zgjedhjet e 2029 dhe jemi të përgatitur për të marrë mandatin tonë të pestë për të vazhduar të qeverisim në të mirë të Shqipërisë dhe të mbyllim problematikat e tranzicionit...