Zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodik shpall fitoren në entitetin serb
Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës. Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit, rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon. ‘Kemi fituar’, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë. Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska. Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska. Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve...
Burimi:
syri.net