Zgjedhjet lokale në 46 bashki/ Miliona euro për votimin elektronik, Kume: Rezultati mund të dalë më shpejt

Zgjedhjet lokale në 46 bashki/ Miliona euro për votimin elektronik, Kume: Rezultati mund të dalë më shpejt

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume tha se Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet për të reflektuar ndarjen e re territoriale me 46 bashki, por edhe për të adresuar problematikat e evidentuara në proceset e mëparshme zgjedhore. Kume u ndal te përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave, financimi i partive politike dhe nevoja për zbatimin e rekomandimeve ndërkombëtare. Ai komentoi gjithashtu votimin elektronik, duke e cilësuar atë një investim të kushtueshëm që, sipas tij, nuk ka sjellë përmirësim të standardeve zgjedhore, por kryesisht përshpejtim të nxjerrjes së rezultatit. Përse është me vonesë përgatitja ose ndryshimi i Kodit Zgjedhor? Kume: Sepse ka goxha gjëra që duhen reflektuar në Kodin Zgjedhor për të krijuar mundësitë të paktën në letër, në ligj, për të zhvilluar vitin e ardhshëm zgjedhjet në...