Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Shqiptarët e Luginës së Preshevës u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në garë janë katër lista zgjedhore me 107 kandidatë, ndërsa të drejtë vote kanë 37.759 qytetarë. Pas garës së përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi kundër Aleksandar Vuçiçit dhe subjekteve të tjera politike, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës këtë herë garojnë kundër njëra-tjetrës. Në këto zgjedhje do të përcaktohet përbërja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), një institucion që përfaqëson interesat e shqiptarëve në Serbi në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Sipas listës së veçantë zgjedhore, të drejtë vote kanë 37.759 shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 29 anëtarët e Këshillit. Në garë janë katër...