Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

Feta Fetai njoftoi zgjedhjen e papritur për t’u larguar nga Lokomotiva e Zagrebit. Mesfushori i talentuar shqiptar tha se ka vendosur të luajë në Lindjen e Mesme, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe klubi i interesuar për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Sharjah FC, që luan në elitën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Fetai ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa të dyja klubeve janë duke negociuar transferimin. Te Sharjah luan edhe Leon Dajaku. Vetë Fetai tregoi se kjo zgjedhje vjen për shkak të kushteve financiare që ofrohen për të.
Burimi: Argjiroja.net