Zgjedhja e guximshme e Chivu… I jep Interit një javë pushim, por me “detyra shtëpie”

Zgjedhja e guximshme e Chivu… I jep Interit një javë pushim, por me “detyra shtëpie”

Nuk është një shpërblim, por zgjedhje racionale: Interi do të pushojë për një javë. Cristian Chivu, i cili gjithashtu do të kalojë disa ditë jashtë vendit me familjen, ka vendosur t’u japë pushim lojtarëve që nuk janë grumbulluar me kombëtaret. Rikthimi në “Appiano Gentile” është caktuar për të hënën e ardhshme. Megjithatë, çdo lojtar ka marrë “detyra shtëpie”, për të mos qëndruar pasiv dhe ruajtur gjendjen fizike. Spence, si edhe dy të dëmtuarit, Calhanoglu dhe Stones, do të ndjekin një program të personalizuar, me synimin që të jenë të gatshëm më 10 tetor, kundër Parmës. Mjekët janë optimistë, por duhet të presin testet në fushë dhe rritjen graduale të ngarkesave. Pushimi i pazakontë trejavor është një përvojë e re për trajnerët dhe përgatitësit, të cilët...