“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”, PD kërkon në KQZ referendum për kullën te Parku Rinia
Një komitet nismëtar ka depozituar ditën e sotme në KQZ kërkesën për zhvillimin e një referendumi vendor, përmes të cilit qytetarët e Tiranës do të pyeten drejtpërdrejt nëse janë dakord me ndërtimin e kullës në Parkun Rinia. Kërkesa është depozituar nga drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, anëtari i Kryesisë në PD, Dorjan Teliti dhe sekretari për Aksionin Qytetar, Erges Eskiu, të cilët kërkojnë nga KQZ nisjen e procedurave dhe pajisjen me formularët për mbledhjen e firmave të nevojshme. Në dokumentin e dorëzuar, nismëtarët argumentojnë se ndërtimi i një godine të lartë në këtë zonë mund të ndikojë në trafikun, cilësinë e ajrit dhe hapësirat e gjelbra të kryeqytetit. Pas depozitimit, përfaqësuesit e komitetit nismëtar deklaruan se vendimi për Parkun Rinia të...
Burimi:
gijotina.com