“Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët”- Ministri Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet! Do ketë mbrojtje 360 gradë

“Zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët”- Ministri Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet! Do ketë mbrojtje 360 gradë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar se siguria në shkolla nuk negociohet dhe se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo rreziku për fëmijët. Duke folur në takimin për Paketën e Sigurisë në Shkolla të zhvilluar në bashkinë Kamëz, Demo evidentoi angazhimin e institucioneve për garantimin e një mbrojtjeje të plotë për fëmijët në të gjithë vendin, ndërsa shtoi se do të ketë “mbrojtje dhe siguri të plotë 360 gradë për fëmijët”. “Ne jemi sot katër ministra në takim, që të ofrojmë një mbrojtje dhe siguri të plotë 360 gradë për fëmijët në vendin tonë”, deklaroi Demo, në bashkëbisedimin me nxënës, mësues e prindër, ku ishin të pranishëm ministrja e Arsimit, Kumbaro, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Spahiu, ministri i Bujqësisë,...