“Zemërimi studentor vjen nga arroganca e pushtetit”, Marjana Koçeku për CNN: Kam parë dhunën ndaj të miturve
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka folur në një intervistë për CNN për largimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe protestat e studentëve kundër qeverisë në Tiranë. Koçeku deklaroi se përshkallëzimi i protestave lidhet me pakënaqësitë e akumuluara ndër vite, skandalet e korrupsionit dhe atë që ajo e cilësoi si arrogancë të pushtetit. Sipas saj, lëvizja e të rinjve kërkon një marrëdhënie të re mes qytetarëve dhe qeverisë, të bazuar te transparenca dhe llogaridhënia. Në intervistë, deputetja pretendoi se ka qenë dëshmitare e dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve, përfshirë të miturit, gjatë protestave të ditëve të fundit. “Kam qenë vazhdimisht pjesë e këtyre protestave që prej nisjes së tyre, katër ditë më parë, dhe e kam parë me sytë e...
Burimi:
gijotina.com