Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, 20 milionë refugjatë mund të mbërrijnë në BE
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Europën për pasojat e mundshme të një fitoreje ruse në luftën kundër Ukrainës, duke deklaruar se deri në 20 milionë ukrainas mund të detyrohen të largohen drejt vendeve europiane nëse Kievi mposhtet. Nga Brukseli, në një konferencë për shtypin në kuadër të Këshillit Europian, ai u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. “Çfarë ndodh nëse ne biem? Nuk e di sa do të vijnë, por 20 milionë ukrainas do të mbërrijnë në Europë”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se Rusia synon ta shkatërrojë vendin e tij dhe ta detyrojë popullsinë të largohet. “Putini nuk do të ndalet tek Donbasi” Kreu i shtetit ukrainas kundërshtoi pretendimin se synimi i presidentit rus, Vladimir Putin, kufizohet vetëm tek...
Burimi:
syri.net