Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka hapur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke cituar postimin e Donald Trump në ‘Truth Social’, në të cilin ai kishte shkruar se Rusia kishte “humbur kontrollin” e industrisë së saj të naftës. “Është e vështirë të imagjinohet një humbje më poshtëruese për një vend që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe krenohet kaq shumë me eksportet e saj të naftës”, tha mes të tjerash Zelensky. Për Zelenskyn, nocioni i Presidentit amerikan se lufta e pafundme në Ukrainë duhet të marrë fund, është i drejtë. “Nuk njoh asnjë udhëheqës botëror që do të thoshte të kundërtën”, tha Zelensky.