Zef Jubani, rilindësi që hodhi themelet e studimeve folklorike shqiptare
Në 208-vjetorin e lindjes së Zef Jubanit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka kujtuar kontributin e një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili iu përkushtua mbledhjes së folklorit, zhvillimit kulturor dhe afirmimit të identitetit kombëtar. I lindur në Shkodër më 25 tetor 1818, Zef Jubani ishte folklorist, shkrimtar, publicist dhe studiues, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë gojore shqiptare. Ai ishte ndër intelektualët e parë që iu qas në mënyrë sistematike studimit të kulturës popullore, duke mbledhur këngë, rapsodi, rrëfenja dhe krijime të tjera folklorike nga Shkodra dhe Malësia përreth. Puna e tij u kurorëzua më 1871, kur në Trieste botoi veprën “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodish shqiptare” (Raccolta di canti e rapsodie di...
Burimi:
kultplus.com